Lënë plagë të pashlyeshme, shenja që trasmetohen për breza të tërë. Traumat mund të jenë të trashëguara, frika që kalojnë nga i ati tek i biri. Dhe ‘shënjojnë’ jetë. Këto transmetime gjenetike janë studiuar tek minjtë, por ka gjasa të ndikojnë edhe tek njerëzit
Proces sipas të cilit trauma mund të transmetohet deri në brezin e tretë. Sekreti i kësaj trashëgimie fshihet në microRna, molekula gjenetike që rregullojnë funksionimin e qelizave, indeve dhe organeve. Trauma i ndryshon këta ‘organizues molekulare’, dhe defekti i trasmetohet pasardhësit përmes gamete (qeliza të maturuara riprodhuese). Mekanizmin misteriozë e ka zbuluar një studim i Universitetit të Zyrihut, i publikuar në ‘Nature Neuroscience’.
Koordinuar nga Isabelle Mansuy, hulumtuesit në Institutin e kërkimeve të trurit Brain Research Institute ishin në gjendje të identifikonin disa komponentë kryesore të këtij procesi, fraksione shumë të vogla të materialit gjenetik të quajtur microRna. Bëhet fjalë për sekuenca të shkurtra, ‘mjetet’ me të cilat transmetohen udhëzime për ndërtimin e proteinave, por që ruajnë edhe kujtimin e ngjarjeve traumatike. ‘Ka sëmundje të tilla si crregullimi bipolar që përcillet në familje megjithëse nuk janë të lidhura me një gen të veçantë’, kujton Mansuy, docent në Institutin federal të teknologjisë (Eth) dhe qëndrës kulturore të Zyrihut.