Ashtu siç do vit, revista amerikane Travel + Leisure u ka kërkuar lexuesve të vet që të zgjedhin ishujt më të bukur në botë, të cilët i kanë vizituar në 12 muajt e fundit, në bazë të përvojës, plazheve, ushqimit, natyrës dhe natyrës miqësore të njerëzve që jetojnë aty.
Në vend të parë – për të tretën herë me radhë, është zgjedhur Palawan, në Filipine.
Ishulli është i famshëm edhe për dy vende, të cilat janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, Tubbataha Reed dhe Parku Kombëtar i lumit nëntokësor Puerto Princesa.
Në këtë parajsë në Tokë janë xhiruar edhe disa prej filmave më të njohur të kinemasë si The Bourne Legacy, The Beach e The World Is Not Enough nga saga e agjentit 007.
Një hotel me tre yje (për shtatë ditë në gusht për dy persona) në Puerto Princesa kushton duke filluar nga 150 euro. Më poshtë është klasifikimi i dhjetë ishujve më të bukur sipas Travel + Leisure.
Merrni një letër dhe një stilolaps dhe shënoni emrat e dhjetë ishujve “më të bukur në botë” të zgjedhura nga revista Travel + Leisure.
10. Bali është një destinacion i dashur për të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë sërf dhe zhytje në ujë.
9.Ishulli Hvar, në gjirin e Splitit, Kroaci. Lexuesit e revistës kanë vlerësuar pozitivisht gjithë ishujt e gadishullit dalmat. Ishulli Hvar gjendet në Dalmacinë Qendrore. Është68 km i gjatë dhe 11 km i gjerë dhe ka një bukuri të papërshkrueshme. Cilësohet si “mbretëresha e ishujve dalmat” në Kroaci. Mund të shkoni me makinën tuaj, autobus apo tren gjer në Split apo Dvernik, ku mund të merrni më pas tragetin për në ishull.
8. Ishulli Ischia, Itali. Këtu turistët do të vlerësojnë mbi të gjitha ushqimin, peizazhet që të lënë pa frymë, natyrën e kulturën. Një numër i madh poetësh dhe shkrimtarësh janë frymëzuar nga peizazhet e ishullit Ischia.
7.Kauai. Nga pikëpamja gjeologjike, është ishulli më i vjetër i Hawait,i njohur edhe si “The Garden Island”. Ky ishull karakterizohet nga një bimësi e dendur, kanione, parqe natyrore dhe plazhe të mrekullueshme.
6.Maui, është ishulli i dytë më i madh në ishujt Hawai. Ishulli Maui është destinacioni që bën për ju nëse doni natyrën, plazhet (spektakolare) dhe peizazhet (mahnitëse).
5.Santorini, në Greqi, është një ndër ishujt më vizituar nga turistët në botë. Santorini është cilësuar një ndër ishujt më të bukur në botë për plazhet e tij, perëndimin e diellit dhe shtëpitë e bardha karakteristike dhe dyert e dritaret blu.
4.Ishujt Galápagos, në Ekuador. Është një arkipelag me 13 ishuj vullkanikë në Oqeanin Paqësor.
Charles Darwin zbarkoi për herë të parë në arkipelagun e Galápagos 182 vjet më parë dhe mbeti i mahnitur, për shkak të habitatit natyror, që vështirë se mund të gjendet në vende të tjera të planetit.
3. Medalje e argjendtë për ishullin Boracay në Filipine. Gjendet në veri të ishullit Panay dhe laget nga ujërat e detit Sibuyan dhe Sulu. Ishulli Boracay është i famshëm për ujërat e kristalta, rërën e bardhë, ujëvarat e mrekullueshme, faunën dhe natyrën që të lë pa frymë.
2.Në vend të dytë Hilton Head Island, në Karolinën e Jugut.
1.Ishulli më i bukur në botë sipas lexuesve të Travel + Leisure është Palawan në Filipine.
Ky ishull është një parajsë e vogël në Tokë, i cili karakterizohet nga male të thepisura, shpella nëntokësore, pyje tropikale dhe ujëra të kristalta.
Tubbataha Reef dhe Parku Kombëtar i lumit nëntokësor Puerto Princesa janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
Burimi: Corriere della Sera