Travel & Leisure zgjedh hotelin më të bukur në botë. Nihi Sumba, një rezort ëndrrash!

10/08/2017 1:17 PM 0 komente
Nihi Sumba 1

Nihi Sumba Island, i cili ndodhet në ishullin Sumba, 400 kilometra në lindje të Balit (Indonezi) është votuar si hoteli më i bukur në botë nga lexuesit e Travel + Leisure, të cilët pak kohë më parë zgjodhën Palawan në Filipine si ishullin më të bukur në planet.

Ky rezort luksi është në pronësi të Christopher Burch, themelues C. Wonder, Ceo i Burch Creative Capital dhe krijues i palodhshëm në sipërmarrje në fusha të ndryshme.

64-vjeçari njujorkez bashkë me James McBride, një sipërmarrës në fushën e hoteleve, blenë në vitin 2012 një hostel në plazh në ishullin indonezian Sumba. Pas një investimi më shumë se 30 milionë dollarë e shndërruan në atë që sot është një rezort me pesë yje.

Nihi SUmba Serf

Është një vend i mrekullueshëm. Ideal për të bërë sërf, për të peshkuar, për të bërë joga, shëtitje pranë ujëvarave që të lënë pa frymë, zhytje etj.

Nihi Sumba vila

Ky rezort numëron 33 vila, të gjitha të ndërtuara mbi tarraca, me veranda private, të shpërndara në një hapësirë rreth 2200 metra katrorë në xhungël, me pamje nga deti. Një natë në një vilë kushton më shumë se 900 euro.

Xhungel

“Një peizazh i egër, shik, i paprekur, autentik. E vështirë ta përshkruash me pak fjalë” – shkruan një lexues.
Ky projekt lindi nga vullneti për të mbrojtur dhe për të ruajtur kulturën lokale dhe për të ndërgjegjësuar banorët vendas, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së familjeve.

Nihi Sumba ka mundur në këtë klasifikim resortin “The Brando”, në ishullin Tetiaroia (në Polinezinë franceze). Në vend të tretë është “Lodge & Spa” në Brush Creek Ranch, Saratoga (Nju Jork).

Nihi SUmba 2

Nihi Sumba Island është votuar si hoteli më i mirë në botë për të dytin viti radhazi,
Nihi Sumba mori 99.12 pikë nga 100 nga lexuesit e Travel + Leisure.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz