Travelmyne është një agjenci online turistike gjermanve e njohur për natyrën inovative. Së fundmi i ka dedikuar një artikull tejet interesant, Shqipërisë duke e quajtur “vendi me 1000 fytyra”.
“ Më në fund Shqipëria po njihet si në nga destinacionet më të bukura të Europës Juglindore. Një vennd me natyrë të egër, site arkeolgjike dhe prekje mesdhetare. Është një vend që gëzon 300 ditë me diell, dhe pikërisht klima e bën një nga destinacionet ë preferuar të rajonit të Mesdheut”< shkruan agjencia gjermane. Ajo shkruan se dalëngadalë Shqipëria po kthehet në një destinacion të kërkuar, por që duhet ende të zhvillojë infrastrukturën dhe ndërlidhjet. “Mungon transport hekurudhor, ndërsa qarkullimi realizohet kryesisht me autobuzë”. Qytete si Tirana, Vlora, Saranda, Korça, Durrësi janë destinacionet që rekomandohen dhe që ofrojnë larmishmëri oferte turistike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.