Para se ju të shkoni te puna juaj e parë, pas universitetit, mendoni këtë gjë: puna juaj e parë do të jetë vendimi më i rëndësishëm që ju do bëni në karrierën tuaj. Seriozisht!
Veç nqs jeni një bariste part-time, e dëshpëruar të paguash faturat e tua, ose veç nqs jeni në një intership të papaguar – viti i parë në punë, ka një impakt të jashtëzakonshëm në të ardhmen tuaj, qoftë për karrierë, ashtu edhe për të ardhura.
“ Ju mësoni aq shumë në punën tuaj të parë rreth asaj se çfarë dëshironi në karrierën tuaj të ardhshme, sa që ju nuk doni të zhgënjeheni”, deklaron Nicole Williams, kreu i një firme konsulencë në New York.
Tre arsyet:
1. Njerëzit që njeh ndihmojnë në mbledhjen e burmeve të rëndësishme në jetën e mëvonshme dhe karrierën
2. Puna e parë ju “kalit” për punën e dytë, tretë e në vijim, ju mëson rregullat më të rëndësishme të punës, sjelljes, orareve etj.
3. Mësimi më i mirë: negociatat për rrogën kur je në hapat e para të karrierës ndihmojnë në nivelin e të ardhurave që do keni në vijim.