Përpara se të dilni nga dera, sigurohuni se po largoheni nga puna për një arsye të drejtë.
Ekspertët thonë se jo çdo mjedis pune është i këndshëm. Ka padyshim rrethana lehtësuese dhe ndonjëherë përgjigja juaj e vetme është që të filloni diçka të re. Le të gjejmë arsyet e largimit.
Nuk duroni dot shefin tuaj
Shefat e këqinj mund ta dekurajojnë stafin e tyre. Ata mund të shfaqen të pandjeshëm ose tepër kontrollues në situata të caktuara. Nëse përfundimisht ndiheni të frustruar atëherë përgatisni CV-në tuaj.
Kërkoni më shumë para
Në fakt, paratë tentojnë të jenë një nga arsyet më të këqija për t’u larguar edhe pse shpesh janë arsyeja kryesore. Gjithasesi përpara se të merrni vendimin mos harroni se më shumë para shoqërohen me më shumë përgjegjësi. Pra, përgatituni për këtë sfidë.
Nuk ju pëlqen puna që bëni
Nëse ky është rasti, vetë-reflektoni dhe pyesni veten pikërisht se cfarë nuk ju pëlqen. A është kjo për shkak të ekipit? A është për shkak të llojit të detyrave që ju kanë caktuar? Çfarë nuk pëlqeni konkretisht?
Pasi ti përgjigjeni këtyre pyetjeve, flisni me menaxherin tuaj në lidhje me shqetësimet tuaja. Nëse nuk bëni dot asgje mos e mundoni veten dhe mos e shpenzoni kohën tuaj me një punë që nuk jus jell kënaqësi.