Nismat e dështuara në të kaluarën, dallimet rajonale dhe kompleksitetet e vazhdueshme në rajonin e Ballkanit theksojnë nevojën për zbatimin e një plani gradual rajonal për përmirësimin e klimës së investimeve që do të shtrihet në tre faza, njofton RCC.
Faza 1. Konsultimi dhe ndërtimi i konsensusit (Viti 1).
Në këtë fazë, ekonomitë e SEE do të vendosin formën dhe fushëveprimin e saktë, në bazë të moduleve dhe modeleve të propozuara nga RCC.
Veprimet dhe aktivitetet kryesore në këtë fazë përfshijnë si në vijim:
• Caktimi i koordinatorit rajonal për investimet.
• Kryeni një analizë gjithëpërfshirëse rajonale dhe zhvilloni konsultimet për të arritur konsensus mbi objektivat dhe prioritetet.
•Zhvillimi i marrëveshjeve ndërmjet agjencive dhe organizatave të tyre të interesuara, në mënyrë që detyrimet e të gjitha palëve të jenë të përcaktuara qartë.
• Mblidhni informacionin dhe dokumentet e kërkuara për të bërë aktiv Portalin e investimeve të SEE dhe Programin Rajonal.
• Përcaktoni nevojat për trajnim.
• Hartoni dhe zbatoni planet e veprimit
Faza 2. Koordinimi dhe ndërtimi i kapaciteteve (Viti 2).
Kjo fazë shënon fillimin zyrtar të zbatimit të platformës së përbashkët për investimet. Veprimet kryesore dhe aktivitetet e rekomanduara për këtë fazë përfshijnë si në vijim:
•Nisja e Portalit të investimeve të SEE.
• Nisja e Programit Rajonal të Zhvillimit
• Bëni hartën e zinxhirëve rajonalë të vlerës për të identifikuar objektivat që do t’i shpërbejnë specializimeve.
• Trajnimi i pjesëmarrësve për strategjitë kombëtare dhe rajonale
.
Faza 3. Krijimi i marketingut të përbashkët për zinxhirët rajonalë të vlerës (Viti 3).
Në këtë fazë, proaktive, promovimi i mundësive për investime do të jetë në shënjestër. Veprimet dhe aktivitetet kryesore të rekomanduara për këtë fazë përfshijnë si në vijim:
• Nisja e një strategjie pilot në fushën e tregut.
•Kryerja e misioneve në tregun e përbashkët
•Futja e mjeteve të avancuara të ndjekjes dhe promovimit (duke përfshirë marrëdhëniet me klientët).
• Ngritja e Programit Rajonal të Menaxhimit të Markave dhe zhvillimi i identitetit rajonal, duke përfshirë krijimin e Panelit Këshillëdhënës Ndërkombëtar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.