Për shumicën e aplikantëve të rinj të punës, këto janë tre gabimet kryesore në CV e tyre.
Së pari, ata nuk tregohen të qartë në lidhje me punën që dëshirojnë. Nëse nuk jeni të sigurt se për çfarë jeni kualifikuar bazuar në arsimin tuaj ka gjasa t’ju nevojitet të konsultoni një trajner të certifikuar të karrierës. Për më tepër, filloni të lexoni përshkrimet e punës, reklamat, dhe njoftimet për të parë se çfarë kërkojnë kompanitë dhe se si ju i përshtateni kërkesave të tyre.
Së dyti, ata nënvleftësojnë punën vullnetare. Aftësitë që fitoni si vullnetar-aftësi komunikuese, kompjuterike, udhëheqëse, organizative, dhe kështu me radhë, janë të vlefshme jo vetëm në vetvete, atp gjithashtu tregojnë një angazhim ndaj komunitetit që shumica e kompanive e vlerësojmë shume tek të punësuarit.
Së treti, ata sigurojnë detajet e gabuara: përmendin çdo shkollë në të cilën kanë marrë pjesë, duke përfshirë shkollën e ciklit të lartë, por lënë pas dore për të përshkruar mesataren e notave prej 3.9 GPA psh, kurset, apo edhe çmimet në kolegj. Si një i diplomuar i kohëve të fundit, arsimi juaj në shumicën e rasteve mund të jetë më i fortë se përvoja e punës suaj. Megjithatë, arsimi juaj i fillores nuk është i rëndësishëm; ajo çfarë ju duhet të theksoni janë sukseset tuaja më të fundit, duke përfshirë mesataren, në rast se ajo është një e mirë (në përgjithësi mbi 3.00), kurset që keni ndjekur të cilët kanë lidhje me zgjedhjen e karrierës suaj dhe artitjet e ndryshmeb si oficer në shërbim të themelimit dhe organizimit të shoqatave të shkollës apo cmimet për kontribute në akademi apo sporte.