Samsung së fundmi ka vuajtur nga performanca e shkëlqyer, me përfitimet e tij, të cilat shënojnë një rënie me 60% në 3.9 miliardë dollarë në4-mujorin e fundit krahasuar me një vit më parë. Samsung iu përgjigj këtyre deklaratave negative mbi rënien e të ardhurave me Galaxy A3 dhe Galaxy A5,pajisje tërësisht të reja që mund të ndihmojnë për ta ngritur kompaninë nga apatia.
Tre gjëra që duhet të dini rreth telefonave të rinj inteligjentë të Samsung
1.Janë telefonat inteligjentë më të hollë që ka bërë ndonjëherë Samsung
Galaxy A3 dhe Galaxy A5 janë respektivisht 6.7mm dhe 6.9 mmtë hollë. Në krahasim me iPhone 6, telefoni më i hollë i Apple, është 6.9mm dhe iPhone 6 Plus 7.1 mm.
2. Galaxy A5 është modeli më i fuqishëm
Me ekran 5 inç dhe 2 GB RAM, gjithashtu një kamerë 15megapiksel, Galaxy A5 ka shumë çfarë të ofrojë. iPhone më i fundit, të dy modelet, kanë kamera 8 megapiksel.
3. Janë miq të mirë për Selfie
Të dy modelet e Galaxy kanë një kamera ballore 5 megapiksel për një Selfie shumë të pastër, së bashku me një mori karakteristikash për selfie që Samsung i quan “Wide Selfie”, “Palm Selfie”, “Animated GIF”, “Beauty Faxe Features” dhe kamera e pasme Selfie. Samsung thotë që telefonat e rinj automatikisht detektojnë dhe fokusojnë fytyrat e personave.