Jeta e një të vetë-punësuari me kohë të plotë mund të duket vërtet dicka tërheqëse: ju e hartoni vetë orarin tuaj, merrni vetë të gjitha vendimet, dhe shkoni në punë edhe me pizhame pot ë doni. Por vetë-punësimi nuk është dicka që mund ta bëjnë të gjithë. Këtu janë tri gjërat që duhet të bëni përpara se të largoheni nga puna juaj aktuale për tu vetë-punësuar:
- Vlerësoni kërkesën. Konsideroni se sa i mirë-përgatitur jeni në fushën tuaj dhe nëse ka kërkesë për aftësitë tuaja.
- Vlerësoni gjendjen tuaj financiare. Vetë-punësimi është një rrezik dhe ju duhet të jeni i sigurt që keni para të mjaftueshme në mënyrë që të mund të përballoni edhe kohë të vështira.
- Tregohuni të ndershëm me veten. Kuptoni se çfarë është ajo që ju tërheq më shumë rreth vetë-punësimit: fleksibiliteti, më shumë liri, apo shumëllojshmëria e punës? Sigurohuni që vetë-punësimi do ti përmbushë këto nevoja përpara se të guxoni të merrni një vendim.