Vjetërsia nuk mbretëron më në organizatat e ditëve të sotme. Në fakt, nuk është dicka e pazakontë të menaxhosh punonjës 10 apo 20 vjet më të vjetër se ju. Udhëheqja është mjaft e vështirë edhe kur ju keni përvojë gjate jetës suaj. Këtu janë tri mënyra për t’u siguruar se mosha juaj nuk do ju ‘tradhtojë’:
- Tregohuni të sigurt. Ndërmerrni një fillim të fortë. Mos i kualifikoni deklaratat apo idetë tuaja. Flisni me bindje dhe supozoni se idetë tuaja janë vërtet të mira.
- Tregohuni mendje hapur. Balanconi qëndrimin tuaj me një mendje të hapur. Shpalosni propozimet tuaja dhe më pas kërkoni mendime dhe ide. Mundësoni që kolegët tuaj të prezantojnë opinionin e tyre.
- Kërkoni ‘fidbek’ në mënyrë konseguente. Sigurohuni që njerëzit të dinë se ju interesoheni për një përmirësim të vazhdueshëm. Ata do të jenë më të prirur t’ju japin ‘fidbekun’ e dobishëm në lidhje me performancën tuaj.