Çdo njeri ka një reagim personal ndaj dështimit: disa akuzojnë menjëherë të tjerët, ndërsa disa të tjerë nxehen me veten e tyre, edhe në qoftë se nuk e meritojnë. Herën tjetër që ju dhe ekipi juaj do dështoni, përpiquni ti rezistoni tundimit për të pasuar fajin. Ndërmerrni këto tre hapa në vend të këtij veprimi:
- Mendoni përpara se të veproni. Mos u përgjigjni menjëherë ose në mënyrë impulsive. Një gjë e tillë ka të ngjarë ti përkeqësojë edhe më tej gjërat. Siguroni kohën e duhur për të marrë në konsideratë disa interpretime potenciale të ngjarjes dhe menyrat se si ju mund të reagoni.
- Dëgjonidhe komunikoni. Asnjëherë mos supozoni se dini se çfarë mendojnë të tjerët. Grumbulloni reagime dhe më pas shpjegoni veprimet dhe qëllimet tuaja.
- Kërkoni të mësoni. Gabimet ndodhin. Mund të ndodhë që t’ju fajësojnë, që dikush tjetër të fajësohet, ose ndoshta dhe askush. Krijoni dhe testoni hipotezat se si dhe pse keni dështuar për të parandaluar që dicka e tillë të mos ndodh sërish.