Vera zyrtarisht fillon këtë fundjavë. Dëshironi të arrini më shumë, por të përfitoni nga ditët më të gjata dhe moti i ngrohtë? Këtu janë tri këshilla për të filluar menjëherë pas fundjavës së pushimit:
- Merreni pushim të martën dhe të enjten pasdite. Largohuni nga zyra sa më herët të jetë e mundur, dhe fikni cdo gjë dhe eliminoni cdo kontakt deri në mëngjes. Jo email, jo Blackberry, nuk ka punë.
- Zgjidhni dhe përfundoni një projekt të madh brenda Ditës së Punës. Kthehuni listës suaj të prioriteteve nga janari, dhe gjeni atë cka është më e rëndësishme për ju dhe që nuk ka përfunduar (ose filluar) ende këtë vit. Përcaktoni një objektiv që duhet ta përfundoni brenda Ditëve të Punës deri në fundjavë, dhe caktoni piketa për në fund të qershorit dhe korrikut, respektivisht, si afatin tuaj përfundimtar. Më pas caktoni në javë të veçanta detyrat që duhen kryer për katër javët e ardhshme (me të premten pasdite).
- Hani drekë dhe kthehuni të punoni (por jo në punë). Të paktën 2-3 herë në javë, pushoni për drekë. Largohuni nga tavolina juaj e punës, largohuni nga ndërtesa nëse është e mundur, dhe distancohuni nga prioritetet imediate të ditës. Ecni në diell, hani në një park, por bëni një nga dy gjërat. Një alternativë është të hani drekë vetëm në qetësinë tuaj, por me qëllim. Sillni me vete një temë të veçantë rreth së cilës dëshironi të mendoni dhe të përqëndroheni – pa ju ndërprerë, dhe jashtë ambientit tuaj rutinë.