Në botën tonë gjithmonë e më të globalizuar, është thelbësore që të dini se si të bashkëpunoni me njerëz nga kultura të ndryshme. Por për këtë nuk mjafton thjesht të ndiqini kurset e duhura apo të lexoni një libër profesional. Këtu janë tre këshilla se si të ndërtoni njohuritë tuaja globale me kolegë me prejardhje të ndryshme kulturore:
- Tregohuni i vetëdijshëm për veprimet tuaja. Përpiquni të njihni se si njerëzit e perceptojnë dhe interpretojnë sjelljen tuaj. Kuptoni se ju keni një botëkuptim tjetër dhe për këtë arsye një qasje të ndryshme ndaj mëryrës se si e kryeni punën.
- Prototipe në vend të stereotipe. Dihet botërisht se stereotipet mund të jenë fyese dhe jo efektive. Në vend të tyre zhvilloni prototipa. Bëni disa kërkime rreth kulturës me të cilën do punoni për të kuptuar përgjigjet ose qasjet tipike, por mos harroni se ka nuanca.
- Tregohuni kurioz. Mënyra më e mirë për të mësuar është uke bërë pyetje.
- Ftoni homologun tuaj jashtë për kafe ose drekë dhe kërkoni t’ju trgojë se cfarë do të thotë të jeshë një udhëheqës i suksesshëm në vendin e tij.