Në botën e karrierës së 2015 ju duhet ta performoni brendin tuaj online, dhe është e rëndësishme që kurrë të mos merrni asgjë si të mirëqënë. Mësoni se imazhi juaj i brend-it mund të ndryshojë për çështje minutash. Ju pëlqen apo jo ju mund të përsosni, pëditësoni dhe ta mbani brendin tuaj të ‘freskët’ dhe të angazhuar dhe jo ‘apatik’.
Reputacioni online fillon me Google.
Sot ju mund të ‘Google’ veten tuaj, të vendosni alarme Google dhe të krijoni një sistem që vlerëson reputacionin i cili ju lajmëron për çdo gjë që kanë thënë mbi ju, brandin dhe / ose kompaninë tuaj. Nëse ju nuk e monitoroni këtë, ju ka të ngjarë të befasoheni nga komentet pa kuptim ose keqkuptimet që mund t’ju lëndojnë. Ju nuk ka nevojë të jeni i famshëm që të shaheni.
Çdo gjë është e qëllimshme.
Mos shtoni asnjëherë aksidentalisht apo rastësisht përmbajtje në faqen tuaj personale të Facebook. Shtoni përmbajtje vetëm në në blog, artikuj, komente, pëlqime në Facebook dhe LinkedIn, Tëitter, Pinterest, dhe çdo gjë e mediave sociale që ju do të dëshironit të shohin të tjerët. Me të tjerë, ekspertët nënkuptojnë fjalë për fjalë këdo në univers.
Me fjalë të tjera mos shkruani, shtoni foto apo ndonjë gjë nëse nuk keni ndërmend që ato imazhe të ndahen dhe të përdoren nga kushdo.
Realiteti përkundër Fantazisë.
Dikujt prej nesh mund ti duhet një jetë e tërë përpjekje për tu përshtatur me brendin e qëllimshëm që ne duam të krijojmë në mendjet e miqve dhe konsumatorëve tanë. Duke u përpjekur të tregohemi të sinqertë, duke punuar shumë, të tregohemi të këndshëm, të angazhuar, profesional dhe duke i dhënë rëndësi botës së reputacionit online. Përputhja karakterin tuaj personal me personin që ju jeni në internet kërkon punë. Nëse ju doni të perceptoheni si një person bujar në internet, bëhuni më pas i tillë me ata që takoni. Mundohuni që të përputhni fjalët me veprimet që theksojnë dhe ndërtojnë brandin tuaj.