Përgjatë kësaj periudhe kohore, Komisioni i Konkurrencës ka marrë 48 vendime:
· 7(shtatë) vendime për gjoba, nga të cilat 2 vendime me gjoba të rënda për praktika antikonkurruese dhe 4 vendime për gjoba të lehta për refuzim bashkepunimi për realizimin e procedurave hetimore dhe mos njoftimin e përqëndrimeve;
· 9(nënte) vendime për autorizimin e kontrollit të përqendrimeve;
· 5 (pesë) vendime për dhënie rekomandimesh për institucionet publike dhe entet rregullatore në kuadër të advokacisë së konkurrencës (pa përfshirë opinionet e Komisionit të Konkurrencës të dhena jo në formë vendimi) ;
· 5 (pesë) vendime për bazën ligjore sekondare;
· dhe vendimet e tjera janë procedurale (përfshirë vendimet për hapje hetimi paraprak, hapje hetimi të thelluar, etj).
Gjatë vitit të kaluar janë depozituar 20 ankesa nga të cilat 14 ankesa kanë patur objekt në përputhje me ligjin kudrejt 6 rasteve të tilla të paraqitura në vitin 2011.
Bazuar në objektin e ankesave rezulton se, 7 ankesa janë për marrëveshje të ndaluara apo sjellje të bashkërenduara, 5 ankesa janë për abuzimin me pozitën dominuese të një apo disa ndërmarrjeve, 2 ankesa janë për rishikimin e akteve nënligjore të enteve rregullatore apo të institucioneve të tjera si dhe 6 ankesa që nuk ishin objekt i ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
“Tregjet për të cilat adresoheshin këto ankesa ishin kryesisht: prokurimet publike për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike, I telekominikacionit, i sigurimeve, transporti publik qytetas i udhëtarëve, tregu i shitjes me shumice të vajit vegjetal”, tha Lati.
Bazuar në këto ankesa, si dhe në sinjalet e marra nga mediat apo edhe nga shqetësimet e ngritura nga anëtarë të Parlamentit Shqiptar, Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar monitorime dhe hetime në disa tregje, si në ato të rregulluara, edhe në tregjet e liberalizuara plotësisht. Më konkretisht:
Kanë përfunduar procedurat hetimore të trashëguara nga viti 2011 si:
· në tregun e ngarkim/shkarkimit të gazit të lëngshëm natyror në rrugë detare (mbyllur me penalitet ndaj operatorit për abuzim me pozitën dominuese)
· tregun e prokurimit të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike (mbyllur me penalitet për operatorët që janë vërtetuar pjesëmarrës në marrëveshje të ndaluara në prokurimet publike);
· tregun e shërbimit të telefonisë fikse të kartave me parapagesë (mbyllur me rekomandime për të nxitur konkurrencën në treg drejtuar AKEP-it);
· tregun e transportit detar të pasagjereve në portin Vlora 1 (mbyllur duke mos evidentuar shkelje të ligjit).
Gjatë vitit 2012, kanë filluar dhe përfunduar procedurat hetimore në tregun e sigurimeve, për produktin e TPL-së së brendshme, ku operatorët e këtij tregu u penalizuan për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar duke fiksuar çmimin e tregëtimit të policës së sigurimit.
Gjithashtu, janë në përfundim të procesit hetimet e thelluara në tregjet:
· prokurimeve publike të ruajtjes dhe sigurisë fizike në qytetin e Korcës
· e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumice te vajit të lulediellit;
· transportit të udhëtareve në qytetin e Tiranës;
· importit, prodhimit dhe të shitjes me shumicë të çimentos rifuxho;
Gjatë vitit 2012 janë realizuar monitorime në:
· tregun financiar, me objekt marrëveshjet mes bankave dhe ndërmarrjeve të sigurimit;
· tregu i farërave e fidanëve, tregu i pesticideve dhe i plerave kimike;
· monitorimi i tregut te transportit ajror;
· tregu i importit dhe i shitjes me shumicë te produkteve ushqimore: sheqer, oriz, vaj ushqimor,
· tregu i importit te grurit;
· tregu i manaxhimit te mbetjeve urbane në landfill-in e Bushatit;
· si dhe monitorohen ndryshimet e strukturave të tregut për importuesit e gazit të lëngshëm dhe të karburanteve.
Gjatë vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës, ka qënë proaktiv për të realizuar detyrimin ligjor të kontrollit të përqëndrimeve, si instrument i kontrollit të ndryshimeve në strukturat e tregjeve. Ky qëndrim është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ku bazuar në informacionet mbi transaksionet e ndodhura dhe vlerësimi i tyre nga pikëpamja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, janë iniciuar procedurat e kontrollit të përqendrimeve për katër raste nga vetë institucioni i konkurrencës, transaksione të cilat nuk ishin njoftuar nga palët. Gjatë vitit janë shqyrtuar 9 raste përqendrimesh lidhur me përftimin e kontrollit apo bashkimin e ndërmarrjeve në tregje të ndryshme (bankar, mediat elektronike, ndërtim,etj.), të cilat kryesisht kanë ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.