Shumë tregtarë nuk mendojnë për rekrutimin si një sfidë e marketingut – ata ia lënë atë në dorë burimeve njerëzore. Por, sigurimi dhe mbajtja e talentëve nuk është dicka e ndryshme nga sigurimi dhe mbajtja e klientëve, që i bën tregtarët vecanërisht të kualifikuar në rekrutimin e punonjësve të rinj. Nëse ju dëshironi të tërhiqni kandidatët më të mirë në një treg konkurrues, mos harroni bazat tuaja të marketingut. Këto janë pyetjet që ju duhet ti përgjigjeni’
- Vlera e propozimit: Cili është burimi i diferencimit tuaj? A keni një përmbledhje të mirë identifikuese dhe mesazhe të qëndrueshme në komunikimet tuaja?
- Hulumtimi i tregut: Ku mund ta gjeni talentin që dëshironi? Cfarë është e rëndësishme për ta në punë, karrierë, ekip dhe punëdhënës?
- Cmimi: Cilat janë elementet kryesore të kompensimit (paga, bonuset, përfitimet, kapitali), dhe si mund të krahasoheni me konkurrentët?
- Shitjet: Kur ju gjeni kandidatin e duhur, a e mbyllni shpejt marrëveshjen?
- Marka: A jeni të dukshëm në treg me një reputacion solid për risi dhe përsosmëri?