Pas një tkurrje të madhe që solli kriza greke në tregtinë me Greqinë, gjatë vitit 2014 është vënë re një rritje e shkëmbimeve tregtare nga vendi fqinj.
Sipas të dhënave nga doganat në fund të nëntorit importet greke shënuan një vlerë prej 48 miliardë lekësh me një zgjerim 14.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Importet u zgjeruan me më shumë se 6 miliardë lekë duke zënë 9.5 për qind në totalin e importeve në krahasim me 9.1 për qind për periudhën janar-nëntor të vitit që shkoi.
Përmirësim është shënuar edhe krahun e eksporteve shqiptare në Greqi. Në fund të nëntorit të vitit që shkoi u eksportuan 8.1 miliardë lekë mallra me një zgjerim 15.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në totalin e eksporteve, ato me Greqinë ishin në 3.5 për qind në fund të nëntorit 2014 nga 3.1 për qind që ishin më 2013.
Pesha e tregtisë me vendin fqinj ka rënë ndjeshëm që kur vendi nisi të përjetojë një krizë të fortë ekonomike e iniciuar nga borxhi i lartë. Marrëdhëniet tregtare me vendin fqinjë, si partneri i dytë tregtar nisën të zbehën. Por duket se, vitin që 2014 tregtia ka shënuar një kthesë duke u vënë në një trajektore të fortë rritëse.
Eksportet në miliardë lekë në janar –nëntor 2014
2010 8
2011 9.2
2012 8.8
2013 7.0
2014 8.1
Importet në miliardë lekë në janar –nëntor 2014
2010 55.6
2011 52
2012 46.3
2013 41.8
2014 48
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.