Në planin kombëtar për zbatimin e strategjinë rajonale 2014-2020 për Europën Juglindore, qeveria shqiptare planifikon një sërë msash për të nxitur tregtinë e lirë mes vendeve të rajonit. Aktualisht me këto shtete kryhet rreth 10% e volumit tregtar, ku peshën kryesore e zë Kosova. Teksa Shqipria ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë rajonale, fokusi do të jetë në eliminimin e barrierave tregtare jo tarifore, që po bëhen pengesë në biznesin ndërkufitar. Kujtojmë këtu problemet e shumta me të cilat janë hasur kompaninë shqiptare që duan të eksportojnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Strategjia parashikon reduktimin ei kostove administrative dhe eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ex-post. Kjo do të arrihet përmes përditësimit të sistemit të informacionit për barrierave tregtare jotarifore të ndeshura nga eksportuesit shqiptar në vendet e rajonit si dhe krijimit të një sistemi informacioni për barrierave tregtare jotarifore të ndeshura nga eksportuesit shqiptarë për eksportuesit shqiptarë të destinuar për tregun evropian, turk etj. Informacioni do të përditësohet [do vit.
Një masë tjetër është reduktimi i kostove administrative dhe eliminimi i barrierave tregtare jotarifore ex-ante, e cila synon:
-Eliminimin e barrierave jotarifore me fokus: (i) rregullat teknike në tregti; (ii) masat sanitare dhe fitosanitare; (iii) procedurat administrative.
-Vlerësimin e barrierave jotarifore për një listë prioritare produktesh dhe dhënia e rekomandimeve përkatëse për ndërmarrjen e politikave konkrete.
-Hartimi i një liste prioritare produktesh eksporti ndarë sipas tregjeve respektove
-Identifikimi i barrierave jotarifore sipas tregjeve respektove
-Hartimi i një plani diskutimi për eliminimin e barrierave si bazë për diskutimet dypalëshe
-Eliminimi i barrierave jotarifore me fokus: (i) rregullat teknike në tregti; (ii) masat sanitare dhe fitosanitare; (iii) procedurat administrative.
-Vlerësimi i barrierave jotarifore për një listë prioritare produktesh dhe dhënia e rekomandimeve përkatëse për ndërmarrjen e politikave konkrete.
Strategjia parashikon edhe krijimin e Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë, i cili do të ketë në fokus hartimin e platformës për lehtësimin e tregtisë për shtete të caktuara në përputhje me prioritetet; Reduktimin e numrit të dokumenteve të nevojshme për importin-eksportin e mallrave si dhe vlerësimin e mundësive për krijimin e dritareje të vetme në doganë për të lehtësuar transaksionet tregtare, reduktuar kohën dhe koston në kalimin e kufirit.