Sipas shoqërisë kërkimore “Californian App Annie”, të ardhurat e gjeneruara nga ky sektor, aktualisht 41.1 miliardë $, pritet të rriten në më shumë se dy herë.
Tregu i aplikacioneve është në lulëzim. Dhe, në fakt, kështu parashikohet se do të jetë, me zhvillimin e shpejtë teknologjik, madje edhe më mirë deri në 2020. Ky është përfundimi i raportit të kompanisë kërkimore “Californian App Annie”. Në vitin 2015, fitimi i gjeneruar nga aplikacionet arriti në 41.1 miliardë dollarë. Këtë vit pritet të rritet me + 24%. Ndërsa për vitin 2020, të ardhurat parashikohen të arrijnë në 101 miliardë dollarë.
Sipas “App Annie”, rritja e aplikacioneve do të jetë e lidhur kryesisht me blerjen e smartphone-ve në disa tregje në zhvillim. Meksika, Brazili, Turqia, Indonezia, Kina dhe sidomos India janë vendet ku shitjet e smartphone do të rriten. Aktualisht ata janë faktorët kryesorë të të ardhurave bruto nga aplikacionet: 28.3 miliardë $. Shumë më pak se i gjithë kontinenti amerikan (13.1 miliardë) dhe 9.5 miliardë në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Në rritjen e këtij tregu nuk ndikojnë vetëm kompanitë që zhvillojnë lojëra dhe përmbajtje multimediale, por edhe sektorë të tjerë si: bankat, linjat ajrore, faqet e internetit, dyqane dhe kanalet televizive.
iOS App Store pritet të fitojë më shumë se konkurrentët. Fitimet e saj do të arrijnë në 44.8 miliardë dollarë në vitin 2020, dyfishi krahasuar me vitin 2015. Në vendin e dytë është Google Play dhe në vend të tretë, Dyqanet android për palët e treta.
Edhe për opsionin download parashikimet janë shumë pozitive. Vitin e kaluar, janë regjistruar 111.2 miliardë shkarkime aplikacionesh. Këtë vit pritet një rritje me + 33% (147.3 miliardë). Një rritje e vazhdueshme e cila, sipas firmës kërkimore në Kaliforni, do të arrijë në 284.3 miliardë në vitin 2020.
Burimi: Californian App Annie dhe Statista