Sipas shoqërisë kërkimore Californian App Annie, të ardhurat e gjeneruara nga sektori i aplikacioneve në botë aktualisht arrijnë 41.1 miliardë dollarë, por pritet të rritet në më shumë se dy herë deri në fund të dekadës.
Padyshim, tregu i aplikacioneve po lulëzon. Këtë vit pritet të rritet me 24%. Ndërkohë që për vitin 2020, të ardhurat parashikohen në 101 miliardë dollarë.
Sipas App Annie, rritja e aplikacioneve do të jetë e lidhur me blerjen e smartfonëve në disa tregje në zhvillim. Meksika, Brazili, Turqia, Indonezia, Kina dhe sidomos India, janë vendet ku shitjet e smartphone do të jenë më shumë se të kënaqshme. Aktualisht ata janë faktorët kryesorë të të ardhurave bruto nga aplikacionet: 28.3 miliardë dollarë, në kontinentin amerikan 13.1 miliardë dhe në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë 9.5 miliardë.
Ndikim në rritjen e këtij tregu nuk janë vetëm kompanitë që zhvillojnë lojëra dhe përmbajtje multimediale, por edhe sektorët e tjerë si: bankat, evente, linjat ajrore, faqet e internetit, dyqane dhe kanalet televizive.
Edhe në aspektin e shkarkimeve (download) parashikimet janë shumë pozitive. Vitin e kaluar janë regjistruar 111.2 miliardë shkarkime. Këtë vit pritet një rritje me 33%. Një rritje e vazhdueshme e cila, sipas firmës kërkimore në Kaliforni, do të arrijë në 284.3 miliardë në vitin 2020, përfundon Venture Beat.