Pas një rritje prej 8.2% në vitin 2015, tregu mjekësor dhe kirurgjikal estetik u rrit me 8.3% në 2016. Duke përfaqësuar afërsisht gjysmën e tregut global (46%), Amerika është e para dhe mban rekord për këto procedura, e ndjekur nga Europa, zona e Azi-Paqësorit dhe Amerika Latine.
Janë këto shifrat që ka dhënë IMCAS (Master Kursi Ndërkombëtar i Shkencës së Plakjes), të publikuara në një kongres në Paris. Specialistët vlerësojnë se do të ketë një rritje të vazhdueshme dhe stabël për procedurat kozmetike kirurgjikale botërisht, me 8.9% rritje në 2020. Tregu, me një vlerë 8.5 miliardë dollarë, mund të kapë një nivel 9.2 miliardë dollarë në 2020.
Azia udhëheq rritjen globale
Rritja globale mbi të gjitha po kryesohet nga Azia, e cila pa një rritje vjetore me 10% në 2016 dhe do të vazhdojë të jetë afër Europës deri në 2020. Kërkesa në Azi është në kulmin e saj shprehen aktorët e tregut, dhe kjo po ndikohet nga rritja e shpejtë e klasës së mesme dhe kërkesa për tipare më europiane (Kakuaze).
Në total, tregu për procedurat mjekësore dhe kirurgjikale estetike në SHBA parashikohet që të jetë gati sa gjysma e tregut global (44%) ndjekur nga rajoni i Azi-Paqësorit me (23%), Europës (25%) dhe Amerika Latine (7%).
Pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, Koreja e Jugut ishte tregu i tretë më i madh për trajtimet estetike në vitin 2015 me 1.2 milionë procedura nga 21.7 milionë në total që llogariten për tregun global. Kjo e dhënë u publikua nga Shoqëria Ndërkombëtare për Operacionet Plastike Estetike (ISAPS).
Ndërkohë që zmadhimi i gjoksit dhe liposuction (thithja e dhjamit) janë procedurat më popullore në SHBA, Brazil, Meksikë dhe në shumicën e Europës, kërkesa në Korenë e Jugut është për rimodelim të syve, hundës, faqeve dhe mjekrës.
Injektimet mbeten ende në modë
Produktet me injektim (kryesisht botulinumtoxin dhe fillers) janë liderët e tregut në termat e vlerës (38%) me një mesatare rritjeje vjetore prej 8.3% në vit, që parashikohet deri në 2020. Gjithsesi, pajisjet me bazë energjinë (lazera, ultrasound dhe radiofrekuenca) si dhe pajisjet e riskulpturimit të trupit janë pothuajse aq popullore (35% e tregut global) dhe pritet një rritje më e lartë vjetore mesatare prej 11%.
Procedurat e konturimit të trupit shënuan edhe rritjen më të madhe në 2016, në 16.3%. Kjo kategori përfshin disa lloje procedurash si lifting i fytyrës, plastikë e barkut, impiante fundshpine dhe liposuction.
Kozmetika aktive po sheh, nga ana tjetër, një rritje më të fortë se implantet e gjoksit, me një mesatare rritje prej 7.6% krahasuar me 2.2% nga 2014.
Azia pa edhe rritjen më të lartë në implantet e gjoksit, në 7.3% krahasuar me 0.4% në Europë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.