Tregu botëror i smartphone-ve duhet të rritet me 1,4% këtë vit dhe rreth 2% në vitin 2019, një rritje e ngadaltë, e cila do të përshpejtohet duke nisur nga viti 2020, sipas parashikimit të Strategy Analytics. Për ekspertët, shkaqet që kanë ngadalësuar shitjet janë të ndryshme.
Ndër to është zgjatja e ciklit të jetës së smartphone, çmimet më të larta të modeleve më të mirë të gamës, konsolidimi i sektorit, tkurrja e tregut kinez dhe vështirësitë ekonomike.
Në nivel kompanish, në vitin 2018 dhe 2019 tek rritja do të kontribuojnë kompanitë kineze (Huawei, Xiaomi, Oppo), Apple dhe Hdm, që prodhon smartphone e Nokia.
Gjithnjë sipas analistëve, norma e rritjes do të jetë më e qëndrueshme duke filluar nga viti 2020, nxitur nga 5G dhe inovacioni në hardware. Në përgjithësi, shitjet e smartphone-ve do të rriten me 25% mes 2018 e 2023.