Të ardhurat e operatorëve në fushën e telefonisë dhe komunikimeve elektrike ranë gjatë vitit 2014 me 17 % sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) të azhurnuara në raportin vjetor të institucionit për vitin 2014.
Sipas të dhënave, të ardhurat totale të sipërmarrësve për vitin 2014 ishin rreth 41, 6 miliard lek, nga 50.2 miliardë lekë që ishin më 2013.
Struktura e të ardhurave sipas sipërmarrësve në 2014 nuk ka ndryshime të dukshme nga 2013. Katër sipërmarrësit më të mëdhenj zotërojnë rreth 93% të të ardhurave të sektorit ndërsa operatorët alternativë 7%.
AKEP njofton se, të ë ardhurat e sipërmarrësve më të mëdhenj janë reduktuar ndjeshëm në 2014, gjë që ka çuar edhe në reduktim të të ardhurave të sektorit. Të ardhurat e operatorëve celularë në 2014 u reduktuan me 13%, nga 37 miliard lek në 2013 në 32 miliard lek në 2014.
Të ardhurat totale të sipërmarrësve në tregun e komunikimeve elektronike për vitin 2013 ishin rreth 50,2 miliardë leke, të cilat përbëjnë një rënie me 9% në krahasim me vitin 2012.
Peshën kryesore të këtyre të ardhurave e zëne ato që vijnë nga shërbimet e ofruara nëpërmjet rrjeteve celulare, të cilat për 2013 janë rreth 74 % të të ardhurave totale të sektorit, ndërsa të ardhurat e gjithë sipërmarrësve të rrjeteve fikse (Albtelecom Fiks + OA) zënë rreth 26% të të ardhurave të sektorit.
Numri i përdoruesve të shërbimeve bazë GSM ka rënie me 8-9%, ndërkohë që treguesit e volumit të shërbimeve të thirrjeve telefonike dhe mesazheve SMS janë me rritje 8-47%.
Thirrjet hyrëse ndërkombëtare kanë reduktim me 29%, ndërkohë që terminimi i thirrjeve nga rrjetet kombëtare ka rritje me 78%, e cila vjen rritja e trafikut off-net.
Treguesit e volumit të shërbimeve 3G janë të gjithë me rritje. Numri i përdoruesve të këtyre shërbimeve është rritur me 16%, ndërsa volumi total i të dhënave të transmetuara në rrjetet celulare me GPRS/UMTS është rritur me 148%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.