Pasuritë e patundshme komerciale dhe industriale në Evropën Lindore mbeten atraktive për zhvilluesit, pasi perspektiva ekonomike kapërcen paqëndrueshmërinë politike të rajonit, sipas drejtuesve të industrisë, në një konferencë në Vjenë.
Remon Vos, zhvilluesi i parkut industrial Çek CTP Invest spol s.r.o. e përshkruan potencialin e tregut në vitin 2018 në rritje, pas dy vjetësh kur investimet arritën në nivelet e para krizës, shkruan Bloomberg.
Çmimet në të gjithë rajonin janë rritur ndërsa investohen gjithnjë e më shumë në pasuri të patundshme, me një ritëm të paparë që nga viti 2007, përpara se kriza globale financiare të çonte në recesion të gjithë kontinentin. Investimi i pasurive të paluajtshme vitin e kaluar ka qenë ndoshta afër nivelit të vitit 2016 prej 12.2 miliardë euro (14.9 miliardë dollarë), sipas kompanisë Colliers International. Me produktin e brendshëm bruto që pritet të rritet deri në 5.5 për qind këtë vit sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një rënie në treg nuk ka gjasa të ndodhë, as duke marrë në konsideratë kriza politike në shumë vende, thanë drejtuesit.
Ndërsa ekonomitë e rajonit janë shumë pranë udhëheqësve të rritjes së Bashkimit Evropian, skena politike ka qenë gjithnjë e më e paqëndrueshme. Qeveria rumune , për herë të dytë në më pak se një vit, u përfshi në një grindjeje politike, mes kryeministrit dhe kreut të partisë në pushtet. Kryeministri çek Andrej Babis humbi një mocion besimi për të formuar një administratë të re në të njëjtën ditë. Polonia – kryeministri i ri ndryshoi qeverinë, duke zëvendësuar pothuajse gjysmën e ministrave të tij këtë muaj – si dhe Hungaria – do të zhvillojë zgjedhjet në prill – të cilat kanë sjellë jo pak përccarje, duke qenë se politikat e saj konsiderohen nga Be që shkelin standardet e saj.