Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka fituar pikë ndaj dollarit i cili pas një rritjeje tepër të lartë, e ka filluar dhe po e vazhdon javën me rënie.
Në ditën e sotme ai ka shënuar një rënie pre 0.70 lekë, duke u këmbyer me 123.10 lekë
Ndërsa monedha euro ka vazhduar rritjen e saj. Ajo u rrit sot me 0.03 lekë, duke u këmbyer me 139.77 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare euro ka vazhduar forcimin kundrejt shumicës së homologëve më të mëdhenj të grupit të saj.
Ajo u rrit me 0.6 % në 1.1306 dollarë në Nju Jork pasi ra në 1.1098 dollarë në 26 janar, niveli më i ulët që prej shtatorit 2003.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.