Monedha vendase ka vijuar të jetë e fortë edhe gjatë ditës së sotme në tregun valuator. Një euro u këmbye me 139.21 lekë, duke rënë 0.21 lekë në raport me një ditë më parë.
Në rënie ka qenë dhe dollari, i cili zbriti me 0.28 lekë, në 108.93 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare euro ra si rrjedhojë e spekulimeve që Banka Qendrore Europiane mund të blejë borxhin e korporatave, duke reduktuar kërkesën për monedhën e përbashkët. Euro u zhvlerësua 0.3% në $1.2757, pasi kishte arritur $1.2886 në 15 tetor, niveli më i lartë që nga 23 shtatori.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.