Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka humbur pikë kundrejt euros e cila është rritur me 0.01 lekë më shumë. Një euro u këmbye me 139.28 lekë.
Monedha e gjelbër ka vijuar rënien e saj edhe gjatë ditës së sotme. Dollari ra me 0.34 lekë më pak duke u këmbyer me 109.38lekë.
Ndërsa në tregjet ndërkombëtare dollari ka ndalur rënien tre-ditore duke u këmbyer me 1.2739 dollarë për euro. Një situatë e tillë ndodhi pikërisht në momëntin teksa shenjat e rimëkëmbjes së pabarabartë të ekonomisë amerikane nxitën investitorët të rregullojnë këndvështrimet e tyre për normat e interesit vitin e ardhshëm përpara se Rezerva Shtetërore të përcaktojë sot politikën monetare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.