Monedha vendase ka fituar sërish pikë sot në tregun valutor të këmbimit, duke u këmbyer me 139.51 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Ky është një tjetër rekord historik për këtë vit, teksa dje leku arriti nivelin më të lartë ndaj euros për 2014-n, si rrjedhojë e euros së dobët në bursa dhe efekteve vendase sezonale (shtimi i prurjeve të emigrantëve dhe turizmit).
Dollari ka fituar pikë për të dytën ditë radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 103.6 lekëve, si reflektim i mbiçmimit të tij në tregjet ndërkombëtare.
Dollari Amerikan |
USD |
103.60 |
+0.10 |
|
EURO |
EUR |
139.51 |
-0.15 |
|
Poundi Britanik |
GBP |
176.49 |
-0.15 |
|
Franga Zviceriane |
CHF |
114.80 |
-0.11 |
|
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.