Pasi ka rezistuar për disa muaj radhazi në tregun e brendshëm, euro i është “dorëzuar” nënçmimit, duke ndjekur tregjet ndërkombëtare, ku ajo këmbëhet në nivelet më të ulëta të gati dy viteve.
Të hënën monedha e përbashkët është këmbyer me 139.37 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët të tre muajve (që nga gushti, kur sezonalisht leku fiton pikë ndaj valutave, si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve).
Dollari ësht rritur në tregun e brendshëm, duke arritur në 109.21 lekë, gjithsesi larg niveleve rekord në dy vite prej gati 111 lekë, ku kuotohej rreth dy javë më parë.
Lëvizjet e sotme kanë qenë të kundërta me ato të tregut ndërkombëtar, ku dollari ra 0.1 përqind në $1.2776 për euro, pasi ishte nënçmuar me 1% javën e kaluar, ritmet më të larta që nga java që përfundoi në 11 prill.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.