Monedha vendase ka humbur pikë sot si ndaj euros ashtu dhe dollarit.
Një euro u këmbye me 140.12 lekë, 0.01 lekë më shumë se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.
Rritjen më e lartë e shënoi dollari, që u këmbye me 113.44, 0.14 lekë më shumë se të premten e kaluar.
Në bursat ndërkombëtare, dollari këmbëhet afër nivelit më të lartë në pesë vite, në $1.2352 për euro.
Ndërsa në tregun e brendshëm përveç dollarit që po këmbehet në nivelet më të larta që nga qershori 2010, e fortë është dhe euro, për shkak të kërkesës së lartë të brendshme për monedhën e përbashkët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.