Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka humbur pikë ndaj dollarit gjatë ditës së sotme. Një dollar u këmbye sot me 1.16 lekë më shumë se një ditë më parë duke u këmbyer me 113.74 lekë.
Ndërsa monedha euro nuk ka ndryshuar gjatë ditës së sotme duke u këmbyer sërish me 140.25 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e spekulimeve të Rezervës Shtetërore për rritje të normave të interesit të dollarit vitin e ardhshëm, ai shënoi sot një prej niveleve të tij më të larta, vetëm 0.1 për qind larg nivelit të tij më të lartë në 5 vjet. Një dollar u këmbye me 1.2336 dollarë për euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.