Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, kursi i këmbimit për monedhën e gjelbër në tregun vendas ka shënuar një rritje me 0.13 lekë, duke u këmbyer me 112.00 lekë.
Ndërsa euro gjatë ditës së sotme nuk ka ndryshuar fare duke qëndruar në të njejtat nivle me dje. Ajo u këmbye edhe sot me 140.20 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare, dollari ‘kërceu’, duke u rritur në nivelin e tij më të fortë në më shumë se shtatë vjet kundrejt jenit. Edhe pritshmëritë për uljen e inflacionit nuk do të ndikojnë aspak në këtë rritje “historike te dollarit”.
Ndërsa zona e euros pësoi një rënie të lehtë prej 0.2 për qind, duke u këmbyer me 1.2534 dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.