Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase humbi pikë si ndaj dollarit ashtu edhe ndaj euros gjatë ditës së sotme.
Dollari shënoi një rritje prej 0.29 lekë duke u këmbyer në 129.24 lekë, ndërsa monedha euro u rrit me 0.04 duke u kembyer me 140.14 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare monedha euro pësoi një rënie prej 0.2 për qind duke shkuar në 1.0855 euro për dollarë.
Ndërsa si pasojë e rënies së euros, në pritje të marrëveshjes ssë Greqisë më BE-në dhe kreditorët e FMN-së, dollari u rrit me 0.1 për qind, duke shkuar në 96.985.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.