Euro ka ndalur rënien në tregun vendas, pas disa ditëve radhazi që ishte nënçmuar ndaj lekut, duke u ngjitur sërish mbi 140 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 140.01 lekë, 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë.
Dollari vijoi rënien për të dytën ditë radhazi, duke u këmbyer me 108.09 lekë, 0.07 lekë më pak se një ditë më parë.
Në bursat ndërkombëtare euro nuk shënoi shumë ndryshime kundrejt dollarit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.