Në tremujorin e parë të vitit 2015 humbjet e energjisë të mesatarizuara sipas muajve arritën në 33 %, nga 35.7 për qind që ishte niveli i tyre në fund të vitit 2014. Humbjet janë ulur 2.7 për qind, ndërsa targeti është për ta çuar këtë nivel në 31 për qind këtë vit.
Nga fundi i vitit 2013 humbjet e energjisë janë reduktuar më rreth 13 për qind si rezultat i aksionit masiv ku u përfshi edhe policia e shtetit për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Sipas të dhënave të OSHE humbjet e energjisë arritën në muajin janar në 36,68%, në shkurt u ulën në 31.8% dhe muaji mars u mbyll me 32.89%.
Sipas bilancit të sektorit të energjisë elektrike për vitin 2014 u vu re një reduktim të humbjeve jo teknike me 42 % (vjedhjet) në një kohë që humbjet teknike (amortizimi i rrjetit ) u rriten me 32 për qind.
Në krahasim me vitin 2013, humbjet në rrjet përgjatë 2014 ishin sa 35,7 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum. Humbjet në shpërndarje përbëjnë 94,2 për qind të humbjeve në rrjet, të cilat rezultuan me rënie 15,3 për qind.
Por duket se, OSHE është duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e krijuara nga vjedhjet e viteve të kaluara. Vlera e akt-marrëveshje të lidhura për borxhin e prapambetur që klientët nga ndaj OSHE kap vlerën e 50.4 miliardë lekë, ndërsa janë paguar deri tani 6.5 miliardë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.