Duke qenë se Holanda ka filluar ta përdorë energjinë e erës që në fillim të shekullit të 11, CEO-s së një prej kompanive më të mëdha të transportit hekurudhor në Holandë (Nederlandse Spoorwegen, ose NS), iu duk lehtësisht e realizueshme që trenat të lëviznin duke përdorur energjinë e erës.
Në 2015, kjo kompani u lidh me furnizuesin Eneco për të ulur në maksimum emetimet e dioksidit të karbonit nga lëvizja e trenave.
Sfida e tyre më e madhe ishte që trenat të lëviznin duke përdorur energjinë e ripërtëritshme në 100 për qind, gjë kjo që sipas burimeve zyrtare të kompanisë mund të arrihet vetëm në fund të 2018. Kjo është arsyeja kryesore se përse pjesa më e madhe e trenave në Holandë (shumica janë në pronësi të NS-së) po lëvizin duke përdorur energjinë e erës.
Rrugët për ta arritur një gjë të tillë dhe mbi të gjitha në mënyrë të suksesshme nuk është se janë të shumta. Ju mund të ndërtoni mullinj me erë, të cilat do të plotësojnë nevojat që ju mund të keni, dhe sasia e mullinjve pastaj varet nga sasia e energjisë që doni të prodhoni dhe nga kostot që mund të shpenzoni. Një formë tjetër përveç ndërtimit të mullinjve të erës është edhe blerja e energjisë së ripërtëritshme nga vende të tjera, por kjo mënyrë nuk është shumë efikase sepse një pjesë e mirë e energjisë mund të humbasë edhe gjatë rrugës.
Kompania NS funksionon duke përdorur mullinjtë e erës të cilët gjenerojnë 1.4 terravat në orë për gjithë 2017.