‘Trepça’, eksportuesi i vitit 2018

14/01/2019 11:20 AM 0 komente

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka thënë se gjatë punës së tij jo më shumë se një muaj në krye “Trepçës” gjendja është përmirësuar. Madje, me gjithë vështirësitë që ka kaluar “Trepça”, Oda Ekonomike e Kosovës në bazë të të dhënave të eksportit të ndërmarrjeve kosovare, “Trepça” është shpallur “Eksportuesi i Vitit 2018”, shkruan “Zëri”.

“Me ardhjen time si ushtrues i detyrës menaxher i ndërmarrjes ‘Trepça’ gjendja financiare e operative e ndërmarrjes ‘Trepça’ ishte në një kaos të madh. Borxhet e trashëguara ndaj operatorëve ekonomikë ishin rreth 650 mijë euro, obligimet e grumbulluara me vite ndaj KEK-ut ishin në vlerë 1.649.370,00 euro”, ka precizuar ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri për “Zërin“.

Ai ka shtuar se greva e minatorëve, që sipas tij është e ndikuar nga politika, ka paralizuar punën në “Trepçës” dhe se aktualisht atje asgjë nuk punohet.

Për këtë situateë ai e ka fajësuar kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku.

“Sa i përket grevës së minatorëve, e cila po vazhdon për 10 ditë, është e qartë se është e orkestruar nga qarqet politike brenda dhe jashtë ‘Trepçës’, të cilët nuk e dëshirojnë një ‘Trepçë’ të zhvilluar me një bilanc pozitiv dhe me minatorë të dinjitetshëm. Dua ta theksoj se humbjet e shkaktuara nga kjo grevë janë të paevitueshme, ndërhyrja politike në Sindikatën e Minierës, të ndërmarrjes ‘Trepça’ i ka shkaktuar humbje mbi 300 mijë euro. Prandaj konsideroj që për ditët e humbura në grevën e organizuar nga ‘vetë punëtorët’, prapa të cilëve qëndron kryesindikalisti Shyqyri Sadiku me disa sindikalistë të tij dikush duhet të japë llogari dhe përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, ka thënë Sadiku. /ZERI

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of