Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se akti i anëtarësimit në BERZH ishte një sukses i madh i ekonomisë dhe diplomacisë ekonomike kosovare, me shpresën se do të thithnim shumë fonde zhvillimore.
“Për fat të keq të ekonomisë vendore, edhe ashtu të brishtë nga lufta, efektet e deritashme të anëtarësimit të Kosovës në BERZH, në veçanti në vjeljen e atyre fondeve që janë të dedikuara për sektorin privat, deri më tash thuajse nuk janë vërejtur fare”, vlerëson Shahini.
Megjithatë, ai shpreson se në të ardhmen e afërt nga BERZH-i do të kemi lajme më të mira. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.