Sipas Trip Advisor, La Fortuna de San Carlo në Costa Rica është një prej destinacioneve më të mirë në botë për të përjetuar eksperiencat më të bukura, si përsai i përket udhëtimeve brenda në qytet, ku vendasit janë shumë mikëpritës, ashtu edhe në rrethina, ku aktivitetet janë të shumta dhe ku ushqimi është një plus më shumë.
Ajo u rendit e para ndër destinacionet e tjera nga Trip Advisor në sajë të një ndërthurjeje të mrekullueshme që të ofron të peisazheve mbresëlënëse të pyjeve, vullkaneve dhe ndër brigjeve më të bukura në botë.
Në vend të dytë renditet Kauai në Hauai, ndërsa Tromso i Norvegjisë renditet i treti dhe Rotorua në Zelandë të Re renditet në vend të katërt.
La Fortuna de San Carlos në Costa Rica
Kauai, Hauai
Tromso i Norvegjisë
Më pas renditja vazhdon me Puerto Vallarta në Meksikë (në vendin e 5-të); Sedona në Arizona (në vendin e 6-të), Queenstoën në Zelandë të Re (në vendin e 7-të), Shën Petersburg në Rusi (në vendin e 8-të), Santorini në Greqi (në vendin e 9-të) dhe Key Ëest në Florida (në vendin e 10-të).
Puerto Vallarta në Meksikë
Sedona në Arizona
Queenstown në Zelandë të Re
Shën Petersburg në Rusi
Santorini në Greqi
Key West në Florida