Po ëndërroni për një destinacion të pazakontë? TripAdvisor ka hartuar klasifikimin e destinacioneve që duhet të vizitoni për këtë vit….
Ja se cilat janë…
Casablanca, Marok
Në fund të këtij klasifikimi është Casablanca, qyteti më i madh (dhe ndoshta më perëndimor) i Marokut. E pasur me kontradikta, ka një bukuri të veçantë për shkak të ndërthurjes së rrugëve të mrekullueshme, shtëpive-baraka të rrezikshme dhe hoteleve luksoze. Xhamia Hassan II është më e madhja në vend, ndërsa Muzeu Hebraik është vendi më unik në të gjithë Marokun.
Nerja, Spanjë
Në pikën lindore të Costa del Sol, Nerja ka plazhe të mrekullueshme – prej së cilës nisen varka me vela, që ju ofrojnë mundësi të bëni zhytje dhe sporte të tjera në ujë. Ju këshillojmë një drekë në një nga restorantet më panoramikë, me një pamje që do t’ju lërë pa frymë mbi Detin Mesdhe.
Rovinj, Kroaci
Port peshkimi në bregun perëndimor të Gadishullit të Istria në Kroaci, Rovinj ka shtëpi të vogla të ngjitura njëra me tjetrën dhe një shëtitore piktoreske. Rrugët e shtruara ju çojnë në Kishën St. Euphemia, që ndodhet në kodër – e cila dominon horizontin.
Riga, Letonia
Një tjetër destinacion europian në klasifikim është Riga, kryeqyteti i Letonisë. Art Nouveau Center, trashëgimi e UNESCO-s, nuk duhet humbur – duke ecur në rrugicat e saj ju do të ndjeni ndërthurjen e kulturave, për shkak të pushtimit përgjatë shekujve të vendit nga shumë popuj.
San Jose, Kosta Rika
Kryeqyteti i Kosta Rikës, San Jose, u ndërtua falë të ardhurave që vinin nga kultivimi i kafesë. Edhe sot rrethohet nga plantacione, karakterizohet nga ndërtesa të epokës viktoriane dhe hotele luksoze. Për një mbrëmje të bukur ju këshillojmë El Pueblo, një lagje e cila është frymëzuar nga fshatrat spanjollë.
Gdańsk, Poloni
Gdańsk është një nga vendet më të bukura të Polonisë, mbi të gjitha për shkak të interesit historik; pikërisht këtu nisi Lufta e Dytë Botërore; dhe po këtu lëvizja e punëtorëve përcaktoi fundin e komunizmit në Europën Lindore. Natyrisht ju nuk duhet ta humbisni një shëtitje në qendrën historike të qytetit.
Halifax, Kanada
Në Kanadanë Lindore, Halifax është ideale për të shëtitur më këmbë: këtu takohet historia me natyrën. Në ndër gjërat që duhet të bëni patjetër është të vizitoni Maritime Museum of the Atlantic dhe një shëtitje në rrugët e qytetit historik, i cili daton që në shekullin e 18.
Najrobi, Kenia
Në vend të tretë të klasifikimit të Tripadvisor gjejmë Najrobin në Kenia. Një qytet modern dhe në rritje të vazhdueshme, ka një jetë nate elektrizuese dhe është pikënisja ideale për një ekspeditë. Ju këshillojmë të vizitoni Karen Blixen, si dhe qendrën për mbrojtjen e xhirafave dhe kafshëve në parkun kombëtar që mund të eksplorohet edhe në këmbë dhe është mjaft i sigurt.
Kapaa, Hawaii
Një qendër e vogël në rrëzë të malit Nounou: është Kapaa, lokalitet në Hawai në kontenë Kauai. Këtu turistët vijnë për sportet ujore por edhe për ofertën e larmishme të hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve. Ku të bëni shopping? Vendi ideal është Kinipopo Shopping Village, ku marka “Kauai Made” ju garanton punime me dorë nga artizanët lokalë.
Ishigaki, Japoni
Në vend të parë të klasifikimit të destinacioneve që duhet të vizitoni sipas Tripadvisor gjejmë Japoninë. Ose më saktë, një lokalitet të sajin; Ishigaki, pjesë e prefekturës Okinawa. Arsyeja? Plazhet e mrekullueshme, me një pasuri koralesh ndër më të bukurat në botë dhe lumenjtë e përsosur për të bërë kayak.