Për të parë atraksionet kryesore të një qyteti, tour Hop-On Hop-Off është zgjedhja ideale.
I disponueshëm në pjesën më të madhe të metropoleve, nëpërmjet Hop-On Hop-Off ju mund të admironi dhe të zbrisni në ndalesat që ju interesojnë më shumë.
Më poshtë janë tour-et Hop-On Hop-Off më të mirë në botë sipas përdoruesve të TripAdvisor.
Barcelona, nga lindja në perëndim
Sipas përdoruesve të TripAdvisor, tour më i mirë Hop-On Hop-Off bëhet në Barcelonë, në një autobus që përshkon qytetin nga lindja në perëndim. Ky tur, i vlefshëm për dy ditë, ju ofron mundësi të përshkoni Las Ramblas dhe Port Olimpic dhe më tej akoma, deri në stadiumin e famshëm të futbollit, Camp Nou.
The Original London Sightseeing Tour
Nëpërmjet një udhëtimi në një autobus të hapur, dy kate, ju do të zbuloni mrekullitë e Londrës. Ju mund të zgjidhni mes tre rrugëtimeve (autobusi i kuq, i verdhë dhe blu) të shoqëruar nga shpjegimet e guidës. Nuk ka asnjë atraksion në Londër që nuk është i paarritshëm nëpërmjet këtyre tour-eve. Për më shumë, gjithë fëmijëve u dhurohet një çantë e bukur shimpanze e mbushur me lodra.
Tour me tram në Uashington DC
Kush tha që një tour Hop-On Hop Off bëhet domosdoshmërisht me autobus? Në Uashington DC për shembull ju mund të hipni në një tram, i cili niset çdo 30 minuta dhe me mundësinë për të zbritur në 25 ndalesa. Sapo të hipni në të ju duhet të shkarkoni aplikacionin dhe të dëgjoni audioguidën në gjuhën e zgjedhur (tour përfshin edhe një vizitë në varrezën kombëtare të Arlington).
Sidnei e Bondi
Janë gjithsej 34 ndalesa në një autobus të hapur me dy kate që bëjnë një tour në Sidney, duke ju dhënë mundësinë të zbrisni në atraksionet më të famshme të qytetit (lagjja The Rocks, Teatri i Operës, tregu i peshkut, Hyde Street Park) apo në Bondi Beach, me plazhin e saj të mrekullueshëm buzë oqeanit.
Madrid
Ju mund të qëndroni në autobus për gjatë gjithë tour-it apo të zbrisni në një nga 37 ndalesat në Madrid. Toud Hop-On Hop-Off ju lejon të vizitoni
vendet më të famshme në qytet, nga Muzeu Prado në Gran Via, arteria kryesore e qytetit. Dy drejtime: nëse hipni në autobusin blu ju do të vizitoni pjesën e vjetër të Madridit me pallatet e saj mbretërore; nëse hipni në autobusin e gjelbër ju do të vizitoni Madridin e shekullit XIX dhe XX.
Boston
Ashtu si në Uashington, edhe në Boston, tour Hop-On Hop-Off bëhet me tram. Janë gjithsej 19 ndalesa që përkojnë me pikat turistike më të rëndësishme të qytetit si për shembull: New England Aquarium/Faneuil Hall Marketplace, Downtown Crossing, Boston Tea Party Ships and Museum, Boston Fish Pier.
City Sightseeing në Dublin
Nëpërmjet një bilete një ose dyditore ju mund të bëheni pjesë e City Sightseeing të Dublinit. Ndër vendet që përshkon ky tour përmendim Parnell Square, Trinity College, Christ Church Cathedral dhe Dublinia.
Firence
Në klasifikimin e tour-eve më të mirë Hop-On Hop-Off është edhe një qytet italian, Firence. Një perlë e Rilindjes, qyteti toskan mund të shëtitet duke hipur në një autobus të hapur i cili do t’ju drejtojë drejt monumenteve kryesore: Katedralja Duomo, Bazilika Santa Croce, Piazzale Michelangelo, Palazzo Pitti.
Singapor
I vlefshëm 24 ose 48 orë, tour Hop-On Hop-Off në Singapor ju jep mundësinë të eksploroni gjithë qytetin-shtet (ose thuajse) duke nisur nga Marina Bay Sands e deri tek Zion Food Centre. Ndër atraksionet e tjera kryesore janë Kopshtet e mrekullueshme Botanike, Gardens by the Bay, Rrota Panoramike dhe la Esplanade.
Paris
E mbyll klasifikimin një tour klasik, tour Hop-On Hop-Off në Paris. Ju mund të blini një biletë e cila është e vlefshme për dy ditë, madje edhe me opsionin për të hyrë në Luvër. Në çdo rast, ju do të zbuloni gjithë pikat kryesore të qytetit: Kullën Eiffel, Katedralen Notre Dame, Moulin Rouge e shumë e shumë të tjera.