Besimi te vetja është një ndër veçoritë më të rëndësishme që mund të kemi dhe shpesh është cilësuar si çelësi për promovimin në punë dhe suksesin e përgjithshëm në jetë.
Studime të ndryshme kanë gjetur se vetëbesimi në punë mund të çojë në më shumë rritje në detyrë. Por një studim pilot i Universitetit të Melburnit nxjerr në pah lidhjen mes nivelit të vetëbesimit në shkollën fillore dhe suksesit në jetën profesionale më vonë.
Një tjetër kërkim thekson se studentët që marrin një shprehje besimi në aftësitë e tyre – edhe pse të shoqëruara me kritika – arrijnë rezultate më të mira se sa atyre që u thuhet që “të synojnë për standarde më të larta”.
Por vetëbesimi duket diçka e paarritshme, veçanërisht kur jemi përpara një prezantimi apo ngjarje të rëndësishme.
Edhe pse shpesh mendojmë se do ta “fitojmë besimin” në një kohë gjatë, disa ndryshime të vogla japin ndikim të menjëhershëm në rritjen e vetëbesimit.
Më poshtë janë disa truke të vogla që mund t’i përdorni. Hidhini një sy për të kuptuar se si mund të ndikojnë në rritjen e besimit në vete në një mbledhje të rëndësishme apo intervistë…
Mbajini duart të dukshme
x Mos i fusni në xhep
√ Përdorini duart për të bërë gjeste me pëllëmbët me fytyrë lart
PSE: Fshehja e duarve nënkupton se ju jeni i pasigurt apo nervoz, ndërsa mbajtja e tyre hapur nënkupton ndershmëri dhe ekuilibër
Mbani kontakt vizual
x Mos shikoni diku gjetkë
√ Shikoni natyrshëm bashkëbiseduesin tuaj në sy, duke alternuar shikimin midis syve dhe gojës
PSE: Kontakti i fortë vizual është treguesi më i madh i vetëbesimit – sipas Lilian Glass, autore e The Body Language Advantage.
Përfundojini fjalitë me intonacion zbritës
x Mos i përfundoni fjalitë me intonacion më të lartë
√Flisni në mënyrë të ekuilibruar duke krijuar ndalesa në fund të fjalisë
PSE: Ekspertja e komunikimit, Dr. Laura Sicola, thotë se do të dukeni të pasigurt nëse do të flisni me zë të lartë.
Projektoni zërin tuaj
x Mos mërmërisni apo bërtisni
√ Merrni frymë me diafragmë dhe synoni që zëri juaj të jetë pak më i lartë se në të folurin tuaj normal
PSE: Në këtë mënyrë ju do të tingëlloni i qartë
Bëni pyetje
x Mos e humbni përqendrimin në bisedë
√ Bëni pyetje të mprehta për të treguar se jeni të vëmendshëm në këtë bisedë dhe për ta bërë atë të rrjedhë më tej.
PSE: Ekspertja e gjuhës së trupit, Lillian Glass, thekson rëndësinë e të qenët i interesuar, i mosinteresuar dhe përqendrimi tek mesazhi që po përcillet se sa te vetja
Flisni ngadalë
x Mos flisni shpejt
√ Flisni ngadalë me ritmin e një kërmilli, kështu do të tingëlloni normal për të gjithë të tjerët
PSE: Eksperti i zërit, Matt Farnsworth thotë se ne nxitojmë kur jemi nervoz dhe se duke folur ngadalë të tjerët do të na kuptojnë më lehtë
Qëndroni drejt
x Mos i bëni lëvizjet të ngurta
√ Mbani shpatullat drejt, trupin drejt dhe kokën lart
PSE: Qëndrimi drejt ul nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) duke ju dhënë vetëbesim dhe autoritet
Qëndroni larg shprehjeve parazitare
x Mos përdorni shprehje parazitare
√ Flisni me fjali të drejtpërdrejta dhe të sakta
PSE: Ekspertja e leadership-it, Selena Rezvani, thotë se përdorimi i një gjuhe të saktë ju bën më të artikuluar, gjë që nxit vetëbesimin në atë çfarë po thoni
Shtrëngoni duart
x Mos i shtrëngoni shumë dhe mos i shtrëngoni duart sa për të thënë
√ Shtrëngoni duart për dy-pesë sekonda
PSE: Eksperti i gjuhës së trupit thotë se shtrëngimi i duarve, por jo shumë i fuqishëm, ju ndihmon të dukeni më me vetëbesim.
Burimi: Pound Place