Saga në ndërhyrjet e zgjedhjeve mund të mos ketë kurrë fund
Akuzat për bashkëpunim gjatë një hetimi, provat dhe kundërprovat: vorbulla e seancave dhe pretendimet e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale po bëhen gjithnjë e më shumë të vështira për t’u ndjekur, ndërsa për disa të tjerë kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme.
Pas një episodi të çuditshëm në të cilën Devin Nunes, kryetar i Komitetit të Shtëpisë së Inteligjencës, gjeti një provë në Shtëpinë e Bardhë dhe nxitimthi shkoi që t’ia tregojë zbulimin e tij bombastik Donald Trump-it, demokratë të rinj dhe madje edhe disa republikanë të çuditshëm, e këshilluan Nunes që të shpëtonte veten dhe të hiqte dorë nga ky hetim, por ai refuzoi, shkruan The Economist.
Të gjitha pëshpëritjet që qarkullojnë në lidhje me çështjen e tradhtisë, ose duhet të provohen si të mirëqena ose duhet të hiqet dorë prej tyre. Por këtu duhet të bëhet një diferencim i qartë në lidhje me ato që mund të jenë akuzat e vërteta me ato që nuk janë.
Është i qartë fakti se Vladimir Putin nuk i vodhi zgjedhjet. Asnjë vëzhgues i arsyeshëm nuk mund të mendojë që Kremlini ndoqi 63 milionë votues amerikanë duke i detyruar që të votonin për Donald Trump-in.
Edhe versioni tjetër, pak më i lehtë se ai i pari, sipas të cilit propaganda e Rusisë dhe hakerimi i email-eve të demokratëve për të paraprirë rezultatin e zgjedhjeve, as nuk mund të konfirmohet, as nuk mund të hidhet poshtë. Kjo mungesë për ta vërtetuar mund të shpjegojë faktin se përse Donald Trump dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kjo është një çështje me shumë rrezik dhe gjithashtu ata theksojnë faktin se ndërhyrja elektronike e Rusisë nuk ka ndryshuar aspak rezultatin e zgjedhjeve.
Frika e vërtetë është në lidhje me diçka tjetër. Sipas deklaratave që shefi i FBI-së i ka thënë z. Nunes më 20 mars, janë njerëzit e thjeshtë, mbështetësit e Trump-it gjatë fushatës elektorale, ata që janë koordinuar me rusët, në atë që sipas agjencive të inteligjencës amerikane, ishte një përpjekje për ta ndihmuar atë që të fitonte zgjedhjet presidenciale.
Dhe ky është një skandal i vërtetë, ciladoqoftë mënyra e ndikimit të rusëve të çuditshëm.
Ky dyshim nuk është fare i pabazë nëse i marrin edhe një herë të gjitha provat e supozuara nga fillimi: Michael Flynn e mashtroi Mike Pence, zëvendëspresidentin, në lidhje me bisedat e tij me Sergei Kislyak, ambasadorin rus, gjatë zgjedhjeve presidenciale. Z. Flynn tha se ata nuk diskutuan asgjë në lidhje me sanksionet, por në të vërtetë ata kishin diskutuar; që nga momenti që ai u detyrua të japë dorëheqjen si këshilltar i sigurisë kombëtare, kanë dalë më shumë detaje në dritë në lidhje me bisedat e tij, si pagesat që ai merrte për të folur pozitivisht në lidhje me disa kompani ruse apo lobimet në mbështetje të interesave turke.
Paul Manafort ndaloi së qenë menaxher i fushatës elektorale të z. Trump, menjëherë pasi ai mësoi për lidhjet e z. Trump me ish-presidentin e tmerrshëm të Ukrainës, Viktor Yanukovych, të cilit i është dhënë strehim në Rusi.
Sipas Associated Press, zoti Manafort ka qenë i punësuar nga Oleg Deripaska, një manjat i një grupi shumë të fuqishëm afër Kremlinit, që supozohej se punonte për përfitimet e qeverisë së Putinit. Z. Deripaska i ka cilësuar pohime të tilla si shumë të ashpra dhe mbi të gjitha të pavërteta.
Ndërkohë Roger Stone, një bashkëpunëtor i vjetër i z. Trump, herë pas here ka pasur akses mbi email-et e demokratëve të publikuara vitin e kaluar nga WikiLeaks, portali nëpërmjet të cilit hakerat rusë i lëshuan bombat e tyre.
Z. Stone e ka pranuar se ka pasur kontakt edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me Julian Assange, themeluesin e WikiLeaks, dhe se gjithashtu ka shkëmbyer email-e me Guccifer 2.0, grupin e hakerave online, të cilët janë pika e referimit për shumë spiunë rusë dhe që njëkohësisht konsiderohen si personat përgjegjës për publikimin e email-eve të demokratëve.
Carter Page, dikur këshilltar i z. Trump, bëri një udhëtim në Moskë gjatë korrikut të kaluar.
Jeff Sessions, prokuror i përgjithshëm, hoqi dorë nga të gjitha çështjet në lidhje me Rusinë, menjëherë pasi u bënë publike takimet e tij me ambasadorin rus Kislyak.
Gjatë periudhës së kalimit të pushtetit, Jared Kushner, dhëndri i z. Trump dhe njëkohësisht këshilltar i tij, u takua si me z. Kislyak ashtu edhe me Sergei Gorkov, drejtorin e një banke shtetërore ruse, ndaj së cilës ishin vendosur sanksione të ndryshme gjatë administratës së Barack Obama-s.
Gazeta “The New York Times” ka publikuar edhe lidhje të tjera në sajë të përgjimeve të komunikimeve ruse me spiunë të tjerë europianë.
Sipas deklaratave nga Shtëpia e Bardhë, asgjë nga fusha e sektorit publik nuk ka lidhje me marrëveshje të fshehta. Të gjithë ata që janë konsideruar si të përfshirë i kanë mohuar akuzat dhe madje, shumë prej tyre janë ofruar që të dëshmojnë edhe në Kongres.
Për disa të tjerë, komunikimet me diplomatët e huaj nuk janë mëkat. Sipas tyre, bashkimi i këtyre pikave pa lidhje në një tablo konspiracioni të shekullit të 21-të, është vetëm një formë e rishfaqjes së frikës ndaj monstrave komunistë.
Por e keqja e një situate të tillë qëndron në faktin e mohimeve absurde, të tilla si ajo e Sean Spicer, sekretar i zyrës së shtypit të z. Trump, se roli që luajti z. Manafort në fushatën elektorale ka qenë shumë i kufizuar, të cilat ia kanë shtuar edhe më shumë notat dramatike kësaj tabloje.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me akuzat e qëllimshme, kryesisht të z. Trump, në lidhje me demaskimin e përgjimeve që njerëzit e Omaba-s kishin vendosur në hotelin e tij, Trump Tower.
Pas vizitave të çuditshme të z. Nunes në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se pasi e vuri re, e komunikoi menjëherë informacionin se disa njerëz në kampin Trump ishin kapur duke mbikëqyrur objektiva të huaja. Në lidhje me një supozim të tillë, z. Trump u shpreh se ndaj tij po hakmerreshin si kundërpërgjigje në lidhje me akuzat që ai vetë ngriti për përgjimet e Obama-s në Trump Tower. Ndërkohëz. Nunes e mohoi një gjë të tillë.
Me pak fjalë, ekipi i zotit Trump po sillet fiks si disa njerëz të cilët kanë diçka për të fshehur. Nga kandidat në President, ai nuk i ka kursyer kurrë kritikat dhe fyerjet e tij nga ana e gjyqtarëve, senatorëve republikanë dhe madje edhe shërbimeve të veta të inteligjencës, por asnjëherë ai nuk ka thënë ndonjë gjë negative ndaj z. Putin.
Kjo pavarësisht nga statusi që ka fituar presidenti rus, ku ky i fundit shikohet si një “gogol” në mesin e republikanëve dhe pavarësisht aludimeve që janë krijuar në lidhje me afrimitetin në marrëdhënien midis Trump-it dhe Putinit.
Arsyetimi i dhënë nga këshilltarët e presidentit në lidhje me këtë qëndrim është arritja e një marrëveshjeje me z. Putin në favor të interesave amerikane, p.sh., duke luftuar së bashku Shtetin Islamik.
Një skemë e tillë ka dështuar, sepse javën e fundit një anëtar republikan i Kongresit u shpreh se “ujdia e madhe” me rusët është “politikisht e pamundur”. Cilado qofshin rezultatet e saj, të cilat ndër të tjera do të jenë me siguri të pakta, është vështirë të besohet se z. Trump do të vazhdojë një plan me një kosto tejet të lartë politike për veten. Një tjetër fakt dyshues është edhe mostrajtimi me të njëjtën politesë ndaj aleatëve të tjerë si Gjermania apo kundërshtarëve të tillë si Kina.
Për sa kohë që të ardhurat e z. Trump nuk do të deklarohen, roli i financimeve ruse në bizneset e tij dhe mbi të gjitha në vendimmarrjen e tij, do të jetë gjithmonë një burim spekulimi. Ndoshta ai me të vërtetë e admiron z. Putin.
Një shpjegim tjetër në lidhje me gjithë këtë bujë që mori marrëdhënia e tij me Rusinë, të cilën ai e konsideron si “lajm të rremë” është se ai nuk i duron dot ofendimet e asnjë natyre, të tilla si mungesa e njerëzve gjatë inaugurimit të tij, gjë që ai e konsideron tepër zhgënjyese apo spekulimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, duket se e lëndojnë shumë krenarinë e tij. Në këtë moment, kufiri midis arsyetimit dhe mashtrimeve është shumë i vështirë për t’u përcaktuar qartë. Por as në hetimet e ardhshme nuk është se po mbahen shpresa të shumta.
Z. Nunes, një ish-ndihmës i z. Trump, e ka lënë mënjanë idenë e marrëveshjeve të fshehta deri në momentin e zhvillimit të seancave dëgjimore; ai dhe kolegët e tij republikanë janë përqendruar në mbylljen e të çarave që kanë krijuar z. Flynn dhe të tjerë.
Ai e shtyu për më vonë një seancë dëgjimore të ish-Prokurores së Përgjithshme, Sally Yates, të cilën z. Trump e pushoi në fillim të janarit.
Sipas “The Washington Post”, një lëvizje e tillë u bë në përpjekje për të mos dëgjuar dëshminë e saj; z. Spicer e mohoi një gjë të tillë. Gjithsesi puna e Komitetit ka ngecur në vend. Hetimet në Senatin paralel nuk janë kaq të rënda: kryetari i saj Richard Burr, dhe Mark Warner, homologu i tij demokrat, dolën të bashkuar në një konferencë shtypi më 29 mars.
Nga ana tjetër, është FBI, ku sipas z. Comey çështja është nën hetim që prej korrikut të kaluar. Por sigurisht që ky nuk ka qenë rasti i vetëm në të cilën FBI-ja është përqendruar, sepse ajo ka marrë në shqyrtim dhe i është referuar edhe abuzimeve të mëparshme që kanë ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, nga Richard Nixon tek akuzat për marrje ryshfeti ndaj ish-zëvendëspresidentit të tij, Spiro Agnew, në çështjen e nxehtë të Iranit gjatë presidencës së Reganit dhe shkarkimet e stafit të administratës, pa asnjë arsye gjatë presidencës së Clinton-it.
Por bashkimi i këtyre dy aktiviteteve, i aksioneve kundër spiunazhit që zvarritet brenda Shtëpisë së Bardhë është i pashembullt. Ky është një proces tejet delikat, i cili sipas z. Comey mund të zgjasë për muaj të tërë.
Ekzistojnë edhe mundësi zgjedhjesh të tjera, të cilat përfshijnë një Komision të pavarur, si ai i cili u mor me shqyrtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001, apo një panel në Kongres si Komiteti i Kishës, në të cilin veprohej sipas metodave të shërbimeve të inteligjencës së 1970.
Secila prej tyre kërkon një aprovim dypartiak. Disa prej demokratëve janë të shqetësuar në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ku pas përjashtimit tëz. Session, vendin e tij pritet ta zërë zëvendësi i tij. Të gjitha këto situata njëra pas tjetrës, tregojnë qartazi se kjo gjendje do shumë kohë për t’u vënë në vend. Të gjitha pyetjet ekzistuese, si ato aktuale ashtu edhe ato të supozuara hasin dy probleme të rëndësishme. Së pari, dëshmitë bindëse mund të mos gjenden kurrë.
(Të paktën për Amerikën, nëse ajo ekziston, rusët mund të kenë atë.) Takime të çuditshme dhe të pakuptueshme mund të dalin në dritë, por ama jo se çfarë është diskutuar gjatë tyre. Fuqia ruse mund të shtrihet kudo në sajë të tentakulave të saj dhe shpeshherë nëpërmjet biznesmenëve, duke i lënë në këtë mënyrë të panjohur qeveritarët e vërtetë të cilët i kanë ndërmarrë këto veprime.
Sidomos duke pasur parasysh interesat e ekipit të z. Trump ndaj biznesit, është e vështirë ta ndash tradhtinë nga marrja e ryshfeteve.
Problemi i dytë ka të bëjë kryesisht me një patologji brenda vendit, gjë në të cilën z. Putin nuk ka asnjë lidhje: për shembull, për disa republikanë hakerimi i email-eve të demokratëve ishte gjëja e duhur për t’u bërë, çmimi që duhej paguar për ta larguar Hillary Clinton.
Z. Trump mund të shfajësohet plotësisht. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ekzistojnë edhe dy mundësi të tjera tronditëse. Për një pjesë të amerikanëve, veprimet e ndërmarra nga administrata e tij janë të dënueshme, ndërsa nga një pjesë tjetër ato janë lehtësisht të shfajësueshme. Por, ajo që ka më shumë mundësi të ndodhëështë se kjo administratë do të vazhdojë të qeverisë e njollosur por nuk do të mund të rrëzohet nga pyetjet pafund dhe nga dyshimet të cilat as nuk vërtetohen dhe as nuk hidhen poshtë.