Presidenti Donald Trump duket të jetë duke u përgatitur për një luftë ekonomike potencialisht të zgjatur me Kinën pasi ka nisur të përmirësojë mosmarrëveshjet me konkurrentët e tjerë të tregtisë së Amerikës.
Vetëm në javët e fundit, ai ka arritur një marrëveshje të minutës së fundit me Kanadanë dhe Meksikën, ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut dhe e ka bindur Japoninë që të fillojë negociatat dypalëshe ekonomike. Marrëveshja e Amerikës së Veriut (Nafta) përfshin gjithashtu dispozita që synojnë mbajtjen e produkteve kineze jashtë rajonit.
“Disa muaj më parë, SHBA-ja kishte një sulm shumë të madh ndaj partnerëve të saj tregtarë”, tha Dec Mullarkey, drejtor menaxhues për Sun Life Investment Management. “Tani SHBA mund të bëjë shjumë mirë pa Kinën”, tha ai, raporton Bloomberg.
Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për ekonominë globale, raportojnë mediat botërore.
Në anën tjetër, sugjeron se Trump nuk është një ultra-izolacionist i cili është kundër të gjitha llojeve të tregtisë. Ndërsa ekonomistët nga JPMorgan Chase & Co. pohojnë se ”presidenti po pengon nisjen e një “lufte mbi tregtinë botërore”, por ai është duke hyrë në një luftë tregtare me Kinën që do t’i japë goditje ekonomive të dy vendeve në vitin e ardhshëm dhe do të rrisë rrezikun e një ulje të besimit të biznesit global”, thanë ata në një shënim hulumtimi të 28 shtatorit.
“Është shumë herët për të folur me Kinën”, tha Trump të hënën në shpalljen e Paktit të ri me Kanadanë dhe Meksikën në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk mund të flasim tani, sepse ata nuk janë të gatshëm, sepse na kanë prishur punë për kaq shumë vite. Bisedimet nuk do ndodhin shpejt. “- ka përfunduar ai.