Operatori kryesor turistik evropian TUI do të sjellë rreth 2.2 milionë turistë në Greqi vitin e ardhshëm, përveç që do e fillojë sezonin turistik më herët në krahasim me vitet e tjera dhe do ti ofrojë klientëve të saj destinacione të reja më të vogla greke, raporton ‘Kathimerini’.
Këto ishin premtimet që iu bënë kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Zhvillimit të Turizmit Olga Kefaloyianni nga kreu i TUI Peter Long, gjatë takimeve me zyrtarët grekë me rastin e vizitës së tij në Athinë, për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Shoqata e Sipërmarrjes Helenike të Turizmit (SETE).
Në takimin me Samaras, Long parashikoi një rritje vjetore prej 10 për qind në vizitorët e TUI në Greqi pas arriti 2 milionë këtë vit, me kusht që vendi të ruajë stabilitetin e tij. Gjatë fjalimit të tij Long foli gjithashtu rreth qëllimit të TUI për të bërë investime të reja në vend, në bashkëpunim me grupet lokale.
Kryeministri tha se turizmi do të marrë një shtysë prej 500 milionë eurosh në vit në formën e subvencioneve të Bashkimit Evropian, dhe se po bëhen përpjekje për të kapërcyer një direktivë të BE-së që vështirëson subvencionimin e investimeve më të mëdha. Ai shtoi se turizmi ka dhënë mbështetje të madhe në vend gjatë kohëve të vështira, dhe dënoi ata që tallen me përpjekjet për zhvillimin e këtij sektori sikundër është liberalizimi i turizmit të daljes në det, ose të propozojë që SETE të përjashtohet nga bisedimet mbi politikat sociale.