Një dietë e pasur në yndyrë të ngopur do të rriste rrezikun e kancerit të gjirit: ky është përfundimi i një studimi nga Instituti Kombëtar i Kancerit të Milanos, i cilika analizuar dhjetë mijë gra të cilat zhvilluan kancerin e gjirit në mes të 300 mijë vullnetareve nga dhjetë vende evropiane që morrën pjesë në projektin ‘EPIC’ (Hetimi evropian mbi kancerin dhe të ushqyerit). Pacientët janë mbajtur nën mbikqyrje për njëmbëdhjetë vjet.
Rreziku më i madh i zhvillimit të kancerit të gjirit për njerëzit të cilët konsumojnë sasi të lartë të yndyrnave të ngopura është 14%, por duke pasur parasysh nëntipet e kancerit rritet me 28% dhe 29% në gratë që zhvillojnë kancerin e gjirit përkatësisht me receptorët pozitive për estrogjenin ( ER+) dhe progesteronin (PR+) dhe me receptorët negative për faktorin e rritjes së epidermës (HER2-).
Kështu pra rezultatet mbështesin hipotezën se një dietë e lartë në yndyrë rrit nivelet e estrogjenit dhe në këtë mënyrë stimulon zhvillimin e mëtejshëm të kancerit të varur nga hormonet. ‘Kjo punë tregon rëndësinë strategjike të studimeve epidemiologjike – thotë Marco Pierotti, drejtor shkencor i Institutit Kombëtar të Kancerit të Milanos – duke investuar për të arriutr rezultate të rëndësishme jo vetëm mbi përcaktimin e jetesës së shëndetshme, por edhe për të kuptuar mekanizmat e tumoreve, si në rastin konkret për nëntipin e tumorit në gjoks.” Në një dietë të ekuilibruar yndyrnat e ngopura nuk duhet të kalojnë kurrë 10 për qindshin e kalorive të përditshme.