Të ardhurat e turizmit të Turqisë në tremujorin e dytë të vitit 2014 arritën një rekord prej 8.9 miliardë dollarë, rritur 7.9 për qind në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë (Turkstat).
Rreth 84.5 për qind e të ardhurave nga turizmi të Turqisë në tremujorin e dytë ka burim shtetasit e huaj, ndërsa pjesa tjetër ishte rezultat i shpenzimeve të bëra nga qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit. Shumica e shpenzimeve janë kryer nga vizitorët që kanë marrë pjesë në turne individuale, se sa nga ata që kanë udhëtuar me kompani udhëtimi.
Kundër rreth 6.6 miliard dollarëve të shpenzuara për vizita private, të ardhurat nga paketat e udhëtimit ishin rreth 2.3 miliardë dollarë, treguan të dhënat nga Turkstat.
Numri i vizitorëve të huaj regjistroi një rritje prej 6.8 për qind, duke arritur në 10.9 milion njerëz në periudhën në fjalë.
Turqia mirëpriti më shumë se 35 milion vizitorë të huaj në vitin 2013, duke u bërë destinacioni i 6 më i njohur i udhëtimit në botë.
Vendi pritet të mirëprsesë një total prej 43 milionë turistë këtë vit me sektorin e turizmit që do të gjenerojë të ardhura prej 36 miliard dollarë amerikanë, sipas parashikimeve të shoqatës Turkish Travel Agencies (TURSAB).