Numri i turistëve turq që do të vizitojnë Greqinë këtë vit pritet të arrijnë një nivel të lartë historik, ndërsa shifra korresponduese për vizitorët greke në Turqi gjithashtu pritet të ‘kërcejë’.
Vlerësimet e fundit përllogarisin mbi 1 milion turistë turq që do të vizitojnë Greqinë – një numër rekord – ndërsa Turqia pret që vizitorët grekë të arrijnë 800,000 deri në fund të vitit.
Në nëntë muajt e parë të vitit vizitorët grekë në Turqi njoftuan normën më të madhe të rritjes, raporton Kathimerini