Agjencia Kombëtare e Turizmit, zhvilloi një takim me tur operatoret turistik dhe subjekte të ndryshme private, ku u diskutua dhe trajtua plani i masave, që do të ndërmerren me çeljen e sezonit turistik. Gjatë diskutimit u evidentuan arritjet në këtë fushë si dhe problematikat e ndryshme që përballen turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërmjet institucioneve të tjera përgjegjëse, pushtetit lokal, si dhe partnerët privat. Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së Z.Ardit Çollaku prezantoi para të pranishmëve detyrat dhe planin e masave që secili institucion përgjegjës do të ndërmarrë në prag të çeljes së sezonit. Ky vit do të ketë kushte më të përmirësuara si në aspektin e higjenës, energjisë elektrike, ujit të pijshëm, përmirësimin e shërbimit shëndetësor, si dhe të sinjalistikës informuese në zonat më të frekuentuara turistike. Po merren masa për përmirësimin e akseve rrugore përpara nisjes së sezonit turistik si dhe koordinimi me policinë e shtetit për garantimin e sigurisë së tyre. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizëm përgjatë gjithë vitit. Për të pasur një turizëm që ofron standartet e kohës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi midis sektorit publik dhe ai privat si një kusht themelor për arritjen e objektivave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.